Autoritetet djegin 2 000,000 euro heroine, cannabis e metamfetaminë të sekuestruar - Bota Sot
Autoritetet djegin 2 000,000 euro heroine, cannabis e metamfetaminë të sekuestruar

Azia

Autoritetet djegin 2 000,000 euro heroine, cannabis e metamfetaminë të sekuestruar

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 20:59
Foto

Autoritetet në Tailandë e Mianmar kanë shkatërruar 25 ton droga të sekuestruara me vlerë më shumë se 2 milionë euro, në disa ceremoni dramatike që kanë si qëllim të paralajmërojnë trafikantët e drogave.

Më shumë se 700 milionë euro në droga dhe substanca ilegale u shkatërruan vetëm në Mianmar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Abizimit me Drogat, të premten.

Një pirg me vlerë rreth 120 milionë euro u dogj në qytetin më të madh të vendit Yangon, ku u nevojit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të ndaluar përhapjen e zjarrit në tendat perreth.

Në pamjet e publikuara tregohen shtëllunga të zeza tymi që dilnin nga diegia e opiumit, heroinës, metamfetaminës, marijuanës, ketaminës e disa substancave të tjera.

Ritualet u kryen në Mandalay, Lashio e Taunggyi, zona të njohura si “Trekëndëshi i Artë i Azisë së Jugut”, ku takohen kufijtë e  Mianmar, Laos e Tailandë.

Shefat vendorë të anti-drogës thonë se kufizimet e koronavirusit kanë reduktuar dhe volumin e trafikut të drogave por zyrtarë të agjencisë së luftës së drogave në OKB kanë thënë se aktiviteti vazhdon i pandaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat