Iran, dënim me vdekje gazetarit që frymëzoi protestat - Bota Sot
Iran, dënim me vdekje gazetarit që frymëzoi protestat

Azia

Iran, dënim me vdekje gazetarit që frymëzoi protestat

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:40
Gazetari iranian Ruhollah Zam

Një gazetar iranian, puna në internet e të cilit ndihmoi në frymëzimin e protestave ekonomike në mbarë vendin në vitin 2017, është dënuar me vdekje për veprimet e tij.

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili njoftoi dënimin e Ruhollah Zamit të martën.

Faqja në internet e zotit Zam, AmadNews, dhe një kanal që ai krijoi në aplikacionin popullor të mesazheve Telegram, kishte njoftuar njerëzit për kohën e protestave dhe publikuan informacione shqetësuese për zyrtarët iranianë.

Protestat e vitit 2017 përfaqësuan sfidën më të madhe për Iranin që nga trazirat masive pas zgjedhjeve në vitin 2009 dhe përgatitën terrenin për revoltat e ngjashme në nëntor 2019. Mijëra u arrestuan nga policia gjatë protestave dhe 25 njerëz u vranë.

Zoti Zam kishte jetuar dhe punuar në mërgim në Paris para se të joshej që të kthehej në Iran, ku u arrestua në tetor 2019 në rrethana ende të paqarta. Autoritetet franceze e kanë "dënuar ashpër" këtë veprim.

Ai më vonë u shfaq muajt e fundit në rrëfime të transmetuara në televizion duke pranuar veprimet e tij dhe duke kërkuar falje për aktivitetet e tij të së kaluarës.

Esmaili tha se një Gjykatë Revolucionare kishte dënuar Zamin për "korrupsion në Tokë", një akuzë e cila shpesh përdoret për çështjet që përfshijnë spiunazh ose përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Iranit. Nuk ishte e qartë se kur ishte shpallur dënimi.

Zoti Zam mund ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Supreme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat