Si e pastroi vendosja e karantinës ajrin në Bangkok - Bota Sot
Si e pastroi vendosja e karantinës ajrin në Bangkok

Azia

Si e pastroi vendosja e karantinës ajrin në Bangkok

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 00:00
Bangkok

Fotografi të shkrepura në Bangkok, Tajlandë tregojnë ndikimin që kanë pasur në cilësinë e ajrit tre muajt e karantinës së vendosur për shkak të koronavirusit.

Qielli i kryeqytetit tajlandez ishte i mbuluar nga një smogu toksik të përbërë nga grimcat e dëmshme PM2.5 në fillim të vitit.

Kjo ndotje ishte shkaktuar nga ndërtimi, makinat dhe zjarret agrokulturore.

Image

PM2.5 janë grimca të imëta atmosferike (PM) që kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometra dhe paraqesin një kërcënim për shëndetin e njerëzve kur nivelet në ajër janë të larta.

Megjithatë, me vendosjen e karantinës shumë projekte u lanë përgjysmë dhe dërgimin e ndërtuesve në shtëpitë e tyre, niveli i ndotjes është reduktuar.

Ndalimi i turistëve që nga fundi i marsit, masë që është ende aktive, ka reduktuar po ashtu në mënyrë të konsiderueshme numrin e makinave, taksive dhe mjeteve të tjera të transportit në rrugë.

Image

Pamjet e mahnitshme të shkrepura këtë mëngjes në distriktin Huai Khwang në kryeqytet tregojnë diferencën madhore në pastërtinë e ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat