Kina raporton vetëm tri raste të reja me COVID-19

Azia

Kina raporton vetëm tri raste të reja me COVID-19

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina të mërkurën raportoi tre raste të reja të koronavirusit në kontinent për 30 qershor, nga 19 në ditë një ditë më parë, tha autoriteti shëndetësor, raporton Reuters.

Të gjitha infeksionet e reja ishin në Pekin, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë. Kryeqyteti raportoi shtatë infeksione të reja për 29 qershor.

Nuk pati vdekje të reja.

Kina kontinentale gjithashtu raportoi tre pacientë të rinj asimptomatikë, të cilët testuan pozitivisht për COVID-19, por nuk treguan simptoma klinike të tilla si ethe, nga katër në ditë më pare.

Që nga 30 qershori, Kina kontinentale kishte gjithsej 83,534 raste të konfirmuara të koronavirusit, tha ajo.

Numri i vdekjeve të Kinës nga koronavirusi mbeti në 4634. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat