Iran, incident në centralin bërthamor Natanz - Bota Sot
Iran, incident në centralin bërthamor Natanz

Azia

Iran, incident në centralin bërthamor Natanz

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:18
Natanz

Në centralin bërthamor Natanz të Iranit, ka ndodhur “incident” duke dëmtuar ndërtesën në ndërtim e sipër, por kjo nuk ka ndikuar në funksionimin e rregullt të centralit bërthamor, ndërsa nuk ka pasur rrezatim të shtuar.

“Ndërtesa e dëmtuar është përshkruar si “mbetje industriale”, e vendosur mbi tokë dhe nuk është pjesë e uzinës bërthamore”, tha Beruz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës për Energji Bërthamore.

Ai shtoi se nuk ka arsye për shqetësim.

Natanz është një nga vendet kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat