Aktivistët për demokraci në Hong Kong planifikojnë parlament në ekzil që sfidon Kinën komuniste - Bota Sot
Aktivistët për demokraci në Hong Kong planifikojnë parlament në ekzil që sfidon Kinën komuniste

Azia

Aktivistët për demokraci në Hong Kong planifikojnë parlament në ekzil që sfidon Kinën komuniste

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:05
Ilustrim

Aktivisti pro demokracisë nga Hong Kong, Simon Cheng,  që ju aprovua azili në Mbretërinë e Bashkuar tha se parlamenti në hije do të dërgonte porosi të qartë Pekinit se liria nuk mund të shtypet.

Aktivistët e pro demokracisë po diskutojnë rreth një plani që të krijojnë një parlament jo zyrtar në ekzil për të ruajtur demokracinë.

Këtë të mërkurë policia kineze hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve dhe kanë arrestuar më shumë se 300 njerëz pasi qytetarët e Hong Kong përsëri dolën në rrugë për të kundërshtuar ligjin e ashtuquajtur të sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina në Hong Kong, që qartazi shkel marrëveshjen me Britaninë dhe realisht heq autonominë e Hong Kong.

Kjo është kriza më e rëndë politike e Kinës që prej qershorit të vitit 1989 kur regjimi diktatorial i Partisë Komuniste të Kinës shtypi me tanke protestat si dhe vet protestuesit në sheshin Tiananmen.

Qytetarët e Hong Kong protestojnë kundër regjimit komunist që prej më shumë se një viti duke kundërshtuar shtrëngimin e vazhdueshëm të Kinës ndaj lirive të deri në vitin 1997 territor i Mbretërisë së Bashkuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat