India shënon rekord të numrit të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Azia

India shënon rekord të numrit të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:04
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 22,771 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri shkoi në 648,315, që është ndër shifrat më të larta në botë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 18,655, që është dukshëm më pak se në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe në vendet më të prekura evropiane.

Deri më tani, nga koronavirusi në Indi janë shëruar mbi 394,000 persona, kurse 235,433 raste janë aktive, shkruan “CNN”.

Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, më shumë se nëntë milionë njerëz. Ky këshill tha se vetëm të premten, në Indi janë testuar 242,383 persona.

India është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi, bashkë me Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat