Shkon në mbi 10,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi

Azia

Shkon në mbi 10,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Ka shkuar në mbi 10,000 numri i viktimave të koronavirusit në Rusi. Më saktësisht, në këtë shtet kanë vdekur 10,027 pacientë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 168 të vdekur, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 6,632 raste të infektimeve në 84 rajone. Gati 2,000 prej tyre ishin persona pa simptoma, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Rusi shkoi në 674,515 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Shifrat e reja u publikuan në kohën kur në Moskë po protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese që ia hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2036.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat