Izraeli ka goditur me sulm kibernetik qendrën bërthamore të Iranit

Azia

Izraeli ka goditur me sulm kibernetik qendrën bërthamore të Iranit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:07
Ilustrim

Mediat arabe pretendojnë se pas sulmit kibernetik të Izraelit ndaj qendrës bërthamore Natanz, Irani ka humbur 80 % të stokut të gazit që përdoret për pasurimin e uraniumit.

Gazeta në Kuvajt Al-Jarida, që mbulon incidentet e sigurisë mbulon incidentet e sigurisë e nganjëherë pretendon përfshirjen e Izraelit, edhe tani si kryes të sulmit kibernetik ndaj qendrës bërthamore iraniane Natanz të enjten. Incidenti është minimizuar nga Irani por ka ekspertë që thonë se depo e ndjeshme që merret me centrifugat është dëmtuar.

Sipas raportit të Al-Jarida një burim i ka thënë se ishte sulm kibernetik që kishte goditur atë qendër. Raporti e lidhte këtë me një sulm të mëhershëm ndaj infrastrukturës së ujësjellësit në Izrael që pretendohet të jetë kryer nga Irani dhe hakmarrjen nga izraelitët në goditjen ndaj portit iranian në muajin maj. Aty po ashtu përmendet sulmi i famëkeq me virusin Stuxnet ndaj Natanz në vitin 2010.

Këto janë operacione të koordinuara të sabotimi sipas gazetës arabe. Incidenti i shpërthimit në Natanz dhe një shpërthim tjetër afër Parchin kishte cak magazinat e gazit UF6 që përdoret për pasurim të uraniumit.

Në nëntor të 2019’s Irani kishte njoftuar për prodhimin dhe injektimin e gazit në centrifugat IR-6. Këto janë centrifuga të përparuara që Irani i ka ngritur në Natanz. Ali Akbar Salehi  nga Organizata për Energji Atomike e Iranit ka folur hapur rreth gazit dhe centrifugave të reja. Irani ka shtuar rreth 30 prej centrifugave IR-6 në Natanz në nëntor të 22019’s, duke arritur kapacitetin e tyre në së paku 60 në këtë lokacion.

Gazeta nga Kuvajti pretendon se Irani tani ka humbur rreth 80 % të rezervave të gazit. “Kjo është shumë e mundshme të jetë një sulm elektronik në rrjetin kompjuterik që kontrollon kazanët e kompresimit të gazit. Iranit do t’i duhet rreth dy muaj për të kompensuar gazin e humbur.”

Shpërthimi në Natanz ka shkaktuar “një qarje në ndërtesën e reaktorit. Grupet të specialistëve kanë vizituar lokacionin për të vëzhguar për rrjedhje të materialeve radioaktive”.  Irani kishte njoftuar se nuk kishte rrjedhje të tilla në atë lokacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat