Librat pro-demokracisë largohen nga libraritë në Hong Kong - Bota Sot
Librat pro-demokracisë largohen nga libraritë në Hong Kong

Azia

Librat pro-demokracisë largohen nga libraritë në Hong Kong

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Librat e shkruar nga figurat pro-demokracisë janë larguar nga libraritë publike në Hong Kong pas implementimit të ligjit kundërthënës të sigurisë nacionale, shkruan BBC.

Librat do të rishikohen nëse shkelin ligjin e ri, ka thënë autoriteti që udhëheq libraritë.

Kundërshtarët e ligjit thonë se shkel liritë në rajonin gjysmë-autonom të Kinës. Pekini ka mohuar këtë. Që kur ka hyrë në fuqi ligji i sigurisë të martën, disa aktivistë të shquar pro-demokracisë janë larguar nga pozitat e tyre. Një nga ta, Nathan Law, ka ikur nga vendi.

Së paku nëntë libra nuk janë në dispozicion apo janë “nën rishikim”, sipas gazetës “South China Morning Post”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat