India del në vend të tretë me numër të rasteve me COVID-19 - Bota Sot
India del në vend të tretë me numër të rasteve me COVID-19

Azia

India del në vend të tretë me numër të rasteve me COVID-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:44
Indi

India ka regjistruar 24 mijë raste të reja me COVID-19 duke e kaluar Rusinë për nga numri i rasteve, shkruan BBC.

India është shteti i tretë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Në Indi janë konfirmuar 697.413 raste me COVID-19, ndërsa 19.693 kanë përfunduar me vdekje.

India ka filluar të rihapet një muaj më parë. Por, në tri ditët e fundit, rastet janë rritur dukshëm. Janë regjistruar mbi 20 mijë raste të reja në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat