Gjatë një sulmi të armatosur plagoset një politikane afgane

Azia

Gjatë një sulmi të armatosur plagoset një politikane afgane

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:43
Harta e Afganistanit

Një politikane afgane dhe shoferi i saj u plagosën gjatë një sulmi me armë në provincën Logar, tha policia lokale.

Persona të armatosur shënjestruan automjetin që transportonte anetaren e Këshillit Rajonal të kryeqytetit Pul-i-Alam, Nafisa Hijran, tha një zëdhënës i policisë.

"Hijran është në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në Kabul për trajtim", tha ai.

Së paku një i dyshuar është arrestuar dhe "hetimet po vazhdojnë", njoftoi policia.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantët në Afganistan shpesh shënjestrojnë gratë që punojnë jashtë shtëpisë, veçanërisht në provinca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat