Kinë, burgoset profesori që kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë - Bota Sot
Kinë, burgoset profesori që kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë

Azia

Kinë, burgoset profesori që kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:23
Foto Ilustrim

Profesori kinez, që e kritikoi Kinën rreth mënyrës së menaxhimit të krizës pandemike, është burgosur të hënën.

Xu Zhangrun, që kishte qenë në arrest shtëpiak, është marrë prej shtëpisë së tij në Pekin, qysh në mëngjes, kanë bërë të ditur miqtë e tij.

Liria e shprehjes është e kontrolluar në mënyrë strikte në Kinë dhe ata që shprehen kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg, shkruan BBC.

Zhangrun, profesor i drejtësisë, më herët e kishte kritikuar liderin aktual të Kinës, Xi Jinping.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat