Izraeli kthen masat kufizuese pas shtimit të rasteve të koronavirusit - Bota Sot
Izraeli kthen masat kufizuese pas shtimit të rasteve të koronavirusit

Azia

Izraeli kthen masat kufizuese pas shtimit të rasteve të koronavirusit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:17
Ilustrim

Izraeli i ka kthyer disa masa kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në ditët e fundit, përfshirë mbylljen e menjëhershme të bareve, qendrave të fitnesit dhe sallave për tubime.

Gjatë një mbledhjeje të veçantë për krizën shëndetësore, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte i detyruar ta ndërronte drejtimin për të shmangur një izolim më të madh që do të mund ta paralizonte ekonominë, në kohën kur niveli i papunësisë është mbi 20 për qind. Banka e Izraelit të hënën parashikoi tkurrje të ekonomisë prej 6 për qind gjatë këtij viti.

“Pandemia është duke u përhapur – kjo është e qartë si dita. Është duke u rritur me të madhe përditë dhe po e tërheq pas vetes një grumbull pacientësh të sëmurë rëndë, në kundërshtim me atë që na është thënë”, tha Netanyahu.

Sipas një njoftimi qeveritar, përpos mbylljes së bareve, klubeve të natës, qendrave të fitnesit dhe sallave për tubime, numri i klientëve në restorante do të jetë i kufizuar në 20 për hapësira të mbyllura dhe në 30 për hapësira të hapura, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat