OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte - Bota Sot
OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte

Azia

OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:28
Siri

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Idlib të Sirisë janë kryer krime të luftës dhe krime të mundshme kundër njerëzimit. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar mbi Sirinë tha se krimet kanë ndodhur gjatë fushatës së nisur në fund të vitit 2019 nga forcat pro-regjimit sirian, për të rimarrë zonat e fundit të mbetura në vend të mbajtura nga grupet rebele të armatosura.

“Forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre rusë kanë bombarduar civilët në provincën Idlib pa dallim, ndërsa rebelët torturuan dhe ekzekutuan civilët, akte që korrespondojnë me krime lufte nga të dyja palët”, thotë raporti. “Fëmijët u granatuan në shkollë, prindërit në treg, pacientët në spitale dhe familjet e tëra u bombarduan edhe kur iknin”, tha kryetari i komisionit, Paulo Pinheiro.

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad, i mbështetur nga Rusia, në dhjetor të vitit 2019, filloi sulmin në rajonin veriperëndimor. Një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia – e cila mbështet forcat rebele, hyri në fuqi në fillim të marsit. Ofensiva shkaktoi zhvendosjen e një milionë njerëzve dhe më shumë se 500 civilë kanë vdekur, thotë hetimi i Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat