Për të katërtën ditë radhazi, India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë - Bota Sot
Për të katërtën ditë radhazi, India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Azia

Për të katërtën ditë radhazi, India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

India i ka regjistruar 28,637 raste të koronavirusit të dielën në mëngjes. Kjo është dita e katërt që shteti me 1.3 miliard banor shënon rekord për periudhën 24-orëshe.

Deri më tani, në Indi janë regjistruar gjithsej 849,553 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2, duke u vendosur në vendin e tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, shkruan “CNN”.

Nga këto raste, 292,258 janë aktive, ndërsa mbi 534,000 persona tashmë janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në vendin më të prekur në Azi ka shkuar në 22,674 dhe në këtë aspekt ndodhet në vendin e tetë në botë.

Rajoni më i prekur mbetet Maharashtra në perëndim të vendit. Deri më tani, në atë pjesë janë regjistruar mbi 246 mijë persona të infektuar dhe 10,116 të vdekur nga Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat