Japonia nis ndërtimin e avionëve luftarakë më të sofistikuar të botës - Bota Sot
Japonia nis ndërtimin e avionëve luftarakë më të sofistikuar të botës

Azia

Japonia nis ndërtimin e avionëve luftarakë më të sofistikuar të botës

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:35
Avioni besohet se do të marrë përsipër mbrojtjen ajrore të vendit në dekadën që vjen.

Japonia ka lajmëruar se po nis të ndërtojë një nga avionët luftëtarë më të sofistikuar të botës.

Avioni besohet se do të marrë përsipër mbrojtjen ajrore të vendit në dekadën që vjen.

Ministria e Mbrojtjes tha këtë javë se luftëtarët e gjeneratës së gjashtë do të fillonin prodhimin në 2031.

Ata do të zëvendësonin flotën e vjetëruar të vendit të përbërë nga avionët F-2.

Avionët e rinj do të shoqërohen edhe me dronë që do t’i ndihmojnë në misione.

Ata besohet të kenë një teknologji shumë të avancuar, por detajet ende nuk janë bërë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat