Rrezimi i avionit në Iran, Ukraina: Është herët të themi që ishte gabim njerëzor... - Bota Sot
Rrezimi i avionit në Iran, Ukraina: Është herët të themi që ishte gabim njerëzor...

Azia

Rrezimi i avionit në Iran, Ukraina: Është herët të themi që ishte gabim njerëzor...

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Një avion Ukrainas u qethua nga forcat Revolucionare të Mbrojtjes Iraniane duke vrarë 176 persona që ishin në bord, pala Iraniane deklaroi  ditën e djeshme se ishte një gabim njerëzor ajo që ndodhi, mungesa e komunikimit solli këtë tragjedi.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Ministrit të Jashtëm Ukrainas duke kërkuar që është herët të nxjerrim rezultate dhe ta cilësojmë si një gabim njerëzor, rrëzimin në muajin janar të avionit  Ukrainas në Teharan .

Raportin e ka nxjerrë Organizata e Aviacionit Civil Iranian i cili thotë që avioni u rrëzua aksidentalisht, duke vrarë 176 njerëz në bord, për shkak të keqpërdorimit të një sistemi radar dhe mungesës së komunikimit midis operatorit të mbrojtjes ajrore dhe komandantëve të tij.

Por Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha në një konferencë në internet se shumë pyetje mbetën pa përgjigje.

"Dua të theksoj qartë: është herët të themi se avioni u rrëzua si rezultat i gabimit njerëzor, siç pretendon pala iraniane," tha ai. "Ne kemi shumë pyetje, dhe kemi nevojë për një numër të madh përgjigjesh, të paanshme dhe objektive për atë që ndodhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat