Japonia akuzon Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit - Bota Sot
Japonia akuzon Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit

Azia

Japonia akuzon Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:09
Yan Li-Meng

Japonia ka akuzuar së fundmi Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit, njoftojnë autoritetet japoneze.

Sipas mediave të huaja, informacioni i cili dyshohet të jetë shpërndarë nga Kina, pretendon se virusi ishte sjellë në Kinë nga një anëtar ushtarak amerikan dhe se disa ilaçe kineze mund të trajtojnë sëmundjen e COVID-19.

Bëhet e ditur se lajmi u konfirmua të martën, nga qeveria e kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ndërkohë, virologu Yan Li-Meng, i cili u detyrua të arratisej në Hong Kong, ka thënë Pekini kishte njohuri për coronavirusin, shumë kohë përpara se të konfirmohej rasti i parë.

Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë së coronavirusit, rreth 13 milionë njerëz janë infektuar, kurse 579 mijë persona kanë ndërruar jetë globalisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat