Kina thotë se njoftoi menjëherë OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit - Bota Sot
Kina thotë se njoftoi menjëherë OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit

Azia

Kina thotë se njoftoi menjëherë OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:55
Pamje nga takimi

Kina thotë se njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe palët e tjera përkatëse për shpërthimin e koronavirusit.

Në një raport të botuar të dielën që përshkruan veprimet e Kinës në luftimin e epidemisë së koronavirusit, Zyra e Këshillit Shtetëror të vendit thotë se “Kina njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe vendet përkatëse dhe organizatat rajonale për shpërthimin.” Raporti shton se Kina “ndau tërë sekuencën e gjenomit dhe sondat për zbulimin e COVID-19, dhe rregullisht njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse me informacionin mbi epideminë.”

Kina është kritikuar nga vendet e tjera, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, për gjoja mbajtjen e informacionit për shpërthimin në ditët e para të saj. Raporti gjithashtu përshkruan se Komisioni Kombëtar i Shëndetit në 8 janar  “konfirmoi paraprakisht se koronavirusi ishte patogjeni i epidemisë”, dhe qeveria kineze i ka trasmetuar çdo ditë informacionin OBSH-së që nga 11 janari, duke ndarë sekuencën e gjenomit me OBSH-në që të nesërmen me 12 janar./bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat