Vazhdon katastrofa e përmbytjeve në Wuhan

Azia

Vazhdon katastrofa e përmbytjeve në Wuhan

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 20:09
Wuhan

Pas reshjeve të mëdha të shiut, lumi kinez Yangtze është rritur sërish. Për shkak të rritjes së madhe, autoritetet në Kinë kanë frikë se përmbytjet shkatërruese mund të ndodhin sërish.

Për shkak të përmbytjeve më shumë se 140 njerëz kanë vdekur apo janë të zhdukur së fundi.

Një pendë e madhe në këtë lum, në afërsi të qytetit Wuhan, është përsëri në presion të madh.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, sasia e ujit është rekorde për këtë vit.

Lumenj të tjerë kanë dalë nga shtrati, ndërsa po merren masa mbrojtëse ndaj përmbytjeve në qytete të ndryshme.

Në zonat rurale rreth liqenit Poyant, të mbjellat janë mbuluar nga uji. Në disa fshatra nuk ka ujë të pijes apo energji elektrike.

Përmbytjet e këtij muaji në Kinë kanë shkatërruar mbi 12 mijë shtëpi, kanë dëmtuar mbi 380 mijë hektarë të mbjella dhe në forma të ndryshme kanë goditur mbi 20 milionë njerëz në 24 provinca, kryesisht në jug të vendit.

Wuhani u bë i famshëm si epiqendër e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat