Hong Kong-u raportoi 133 raste të reja me koronavirus

Azia

Hong Kong-u raportoi 133 raste të reja me koronavirus

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Hong Kong-u konfirmoi 133 raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rekord të rritjes ditore.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se 126 prej rasteve konfirmohen të jenë transmetuar brenda territorit të vendit.

Autoritetet në vend raportuan 123 të prekur nga coronavirusi të premten, derisa Hong Kong-u implementoi masa të rrepta të distancimit shoqëror.

Bëhet e ditur se që nga muaji janar, më shumë se 2,000 persona janë infektuar në vend, ku 18 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 15.7 milionë, ndërsa 640 mijë persona kanë vdekur nga sëmundja e COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat