Kina regjistron 68 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 68 raste të reja me COVID-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 08:10
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 68 raste të reja të koronavirusit për 27 korrik, për të katërt ditën radhazi, duke përfshirë dy në Pekin, tha autoriteti shëndetësor i vendit të martën, raporton Reuters.

Kina po lufton kthimin më agresiv të COVID-19 në muaj, të nxitur nga infeksione në rajonin e perëndimit të Xinjiang dhe një ndezje të veçantë në verilindje.

Nga infeksionet e reja lokale për 27 korrik, 57 ishin në Xinjiang, sipas një deklarate të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në shpërthimin aktual të rajonit në 235 që nga infeksioni i parë u raportua në 16 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat