Kryeinfektologu kinez: Unë kam marrë një vaksinë, shpresoj se do të funksionojë

Azia

Kryeinfektologu kinez: Unë kam marrë një vaksinë, shpresoj se do të funksionojë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 10:04
Gao Fu

Kryetari i Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu, ka thënë se ka marrë një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit në përpjekje për t’i bindur njerëzit që ta marrin atë kur të miratohet.

“Jam injektuar me një nga vaksinat. Shpresoj se do të funksionojë”, tha ky zyrtar për Alibaba Health, degë e gjigantit kinez për tregti elektronike, dhe Cell Press, publikues amerikan i artikujve shkencorë.

Një kompani shtetërore kineze ua ka thënë vaksinën eksperimentale punëtorëve në mars, madje para se të bëhej testimi i njerëzve. Disa eksertë ishin të shqetësuar për aspektin etik të këtij veprimi, shkruan “The Guardian”.

Gao nuk tregoi kur apo si e ka marrë vaksinën eksperimentale, duke mos bërë të ditur nëse ka qenë pjesë e testimit të miratuar nga qeveria.

Deklarata e tij e thekson garën e madhe që Kina po bën me kompanitë amerikane dhe britanike për ta zbuluar e para vaksinën kundër pandemisë, që do të ishte triumf shkencor dhe politik.

Tetë nga 25 vaksinat kundër koronavirusit që janë duke u testuar në njerëz në nivel botëror janë zhvilluar në Kinë. Asnjë shtet tjetër nuk ka më shumë vaksina në këtë aspekt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat