Çfarë ka ndodhur në Kinë? Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 nga mesi i prillit

Azia

Çfarë ka ndodhur në Kinë? Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 nga mesi i prillit

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Kina ka shënuar rritje të rasteve ditore me COVID-19.

Kina raportoi 101 raste të reja të koronavirusit për 28 korrik, më e larta në mbi tre muaj e gjysmë, tha të mërkurën komisioni shëndetësor, raporton Reuters.

Në të gjithë botën, vendet kanë qenë duke luftuar një vale të infeksioneve të reja me koronavirus. Kina ka lëvizur shpejt për të izoluar shpërthimet duke gjurmuar kontaktet dhe ri-mbyllur zonat e prekura.

Kohët e fundit, shumë nga infeksionet e reja kanë ardhur nga rajoni i largët perëndimor i Xinjiang, ku 89 raste janë regjistruar për 28 korrik. Një është regjistruar në Pekin, ndërsa tre janë raste të importuara, sipas një deklarate të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Kina raportoi gjithashtu 27 pacientë të rinj asimptomatikë për 28 korrik, nga 34 në ditë një ditë më pare, transmeton lajmi.net.

Që nga e marta, Kina kontinentale kishte konfirmuar 84.060 raste të koronavirusit, tha autoriteti shëndetësor. Numri i vdekjeve COVID-19 mbeti në 4634. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat