Hong Kong, hyn në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskës në publik

Azia

Hong Kong, hyn në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskës në publik

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 06:20
Foto

Hong Kongu është në prag të një epidemie të përmasave të mëdha, paralajmëroi sot shefja e ekzekutivit, Carrie Lam, në momentin e hyrjes në fuqi  në qytet të masave më të gjera të distancimit social që prej shfaqjes së koronavirusit në fillim të vitit.

Duke filluar nga sot, 7,5 milionë banorët e këtij qyteti shumë të populluar kanë detyrim mbajtjen e maskës në publik, ndërsa restorantet nuk kanë më të drejtë të shërbejnë, por të transportojnë.

Grumbullimet me më shumë se dy persona, me përjashtim të familjeve, nuk janë të lejuara. Dhe gjoba prej 550 eurosh janë parashikuar në rast shkeljeje.

Ish-kolonia britanike, shumë e populluar, ishte një prej zonave të para të prekura nga epidemia pas Kinës dhe fillimisht regjistroi rezultate shumë të mira kundër koronavirusit.

Rreth 1 500 të kontaminuar janë regjistruar që prej fillimit të muajit, po aq sa numri i rasteve mes janarit dhe fundit të qershorit.

“Ne jemi në prag të një epidemie të përmasave të mëdha që mund të çojë në një mbingarkesë të sistemit tonë shëndetësor dhe të kushtojë jetë, kryesisht tek personat e moshuar”, deklaroi Lam në një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat