Vrau mbi 7000 trafikantë droge, Presidenti i Filipineve: S'bëj shaka, di zgjidhjen kundër Covid-19 - Bota Sot
Vrau mbi 7000 trafikantë droge, Presidenti i Filipineve: S'bëj shaka, di zgjidhjen kundër Covid-19

Azia

Vrau mbi 7000 trafikantë droge, Presidenti i Filipineve: S'bëj shaka, di zgjidhjen kundër Covid-19

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:08
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte

I njohur si një lider me dorë të hekurt që vrau mbi 7000 përdorues e shpërndarës droge, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka habitur sërish me deklaratat e tij.

Ai u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë – duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.

Megjithatë i bindur në idetë e tij Duterte u shpreh se “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.

Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat