Afganistani thotë se ka vrarë një komandant të lartë të ISIS-it

Azia

Afganistani thotë se ka vrarë një komandant të lartë të ISIS-it

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:20
Assadullah Orakzai

Shërbimi i inteligjencës në Afganistan njoftoi në orët e vona të së shtunës se forcat speciale afgane e kanë vrarë një lider të lartë të inteligjencës së grupit famëkeq, ISIS.

Drejtoria Kombëtare Afgane e Sigurisë tha se Assadullah Orakzai, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa sulme vdekjeprurëse kundër ushtrisë afgane dhe civilëve, është vrarë gjatë një operacioni të kryer afër qytetit Jalalabad. Sidoqoftë, nuk u bë e ditur data e këtij operacioni.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar përmes një raporti të publikuar së voni se ISIS-i vazhdoj të jetë i aftë për të kryer sulme të profilit të lartë dhe se ky grup po shpreson të rekrutojë më shumë luftëtarë nga kundërshtarët e marrëveshjes së arritur mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan “Free Europe”.

Ndërkohë një armëpushim dyditor mes forcave qeveritare dhe talibanëve për nder të Kurban Bajramit raportohet të jetë respektuar në pjesën më të madhe të vendit, duke rritur shpresat për fillim të bisedimeve të shumëpritura të paqes.

Dy palët nuk kanë arritur të shënojnë përparim që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara në shkurt, që ishte parë si hapë i parë për përfundimin e luftës së gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat