Pamje rrëqethëse/ Momenti shokues i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut

Azia

Pamje rrëqethëse/ Momenti shokues i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:10
Momenti shokues i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut

Një shpërthim katastrofik ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytetin e Libanit në Bejrut që ka tronditur të gjithë vendin.

Pamjet dramatike tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm dhe më pas krijimin e një shtëllunge të madhe tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Burimet e sigurisë raportuan për Reuters se shpërthimi ndodhi pranë magazinave të fishekzjarreve, edhe pse nuk dihet qartë se çfarë mbanin ato magazine.

Ndërkohë ushtria libaneze ka dalë menjëherë në terren. Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara do të nxirrte aktgjykimin në mungesë të katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të Rafik Haririt.

Të katërt janë anëtarë të grupit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili vazhdimisht ka mohuar të ketë pasur gisht në vdekjen e Haririt.

Shpërthimi i dytë i pakonfirmuar u raportua të ishte pranë rezidencës së Haririt në të njëjtin qytet.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, dhjetëra persona janë lënduar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat