Nga shpërthimi i fuqishëm dje nuk mbetën të vdekur vetëm libanezët.
Kryeministri Australian Scott Morrison tha se të paktën një australian është vrarë në shpërthimin e Bejrutit dhe ndërtesa e Ambasadës Australiane është “komprometuar ndjeshëm”.
Morrison gjithashtu shkroi edhe në Twitter për të shprehur mbështetjen e tij për njerëzit e Libanit.
Ndërkaq, përkrahje dhe ndihmë i ofruan edhe shtetet tjera.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se qeveria e saj është “shkatërruar nga raportet dhe imazhet” që vijnë nga Libani.