Rrëqethëse/ Pamjet e fundit nga Bejruti, çfarë ka mbetur nga shpërthimi

Azia

Rrëqethëse/ Pamjet e fundit nga Bejruti, çfarë ka mbetur nga shpërthimi

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:33
Pamje nga Bejruti

Libani është në zi pas një shpërthimi të madh në kryeqytetin Bejrut, i cili vrau të paktën 100 persona dhe plagosi më shumë se 4 mijë të tjerë.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në port. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo për gjashtë vjet.  

Ai caktoi një takim urgjent të kabinetit për ditën e sotme dhe tha se do të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore. Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme.

Image

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të japë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde urgjence.

“Mbi 100 vetë kanë humbur jetën e tyre. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth,” thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Libanit. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat