Zbulohet si ndodhi shpërthimi në Bejrut, që konsiderohet sa një e pesta e madhësisë së Hiroshimës

Azia

Zbulohet si ndodhi shpërthimi në Bejrut, që konsiderohet sa një e pesta e madhësisë së Hiroshimës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:03
Shpërthimi masiv në Bejrut

Shpërthimi masiv që vrau të paktën 100 njerëz dhe la 4 mijë të plagosur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thuhet të jetë filluar nga një saldues.

Imazhet tronditëse tregojnë ndërtesa të rrafshuara, të plagosurit në këmbë dhe rrënoja në vazhdën e shpërthimit.

Më shumë se 2,750 tonë nitrat amoni u shpërtheu kur një flakë u përhap në magazinën ku ishte ruajtur për gjashtë vjet.

Burimet e sigurisë kanë thënë pët “The Sun”, se tani pretendojnë se një saldator ndezi zjarrin që nga ana e tij ndezi kimikatet, duke shkaktuar një shpërthim sa një e pesta Hiroshimës.

Personi ishte nisur nga punimet që po kryheshin për të riparuar një vrimë në një depo në Portin e Bejrutit.

Nitrati i amonit përdoret kryesisht si një pleh, por gjithashtu ka qenë i lidhur me sulmet terroriste pasi është përdorur në bomba shtëpiake.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat