Shkon në 135 numri i të vdekurve në Bejrut, qindra të zhdukur dhe mbi 5000 të plagosur

Azia

Shkon në 135 numri i të vdekurve në Bejrut, qindra të zhdukur dhe mbi 5000 të plagosur

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve në Bejrut ka shkuar në 135.

Dy shpërthime të fuqishme që goditën dje kryeqytetin e Libanit, Bejrutin kanë marrë jetën e së paku 135 personave deri më tani.

Këtë e ka bërë të ditur Hamad Hassan, ministri i Shëndetësisë i Libanit.

Sipas Hassan, mbi 5000 persona janë të plagosur dhe qindra persona janë ende të zhdukur.

“Fatkeqësisht numri i të vdekurve po rritet”, tha Hassan, “Numri i të plagosurve ka mbërritur në 5000”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat