Filipinet me numrin më të madh të infektuarve në Azinë Lindore - Bota Sot
Filipinet me numrin më të madh të infektuarve në Azinë Lindore

Azia

Filipinet me numrin më të madh të infektuarve në Azinë Lindore

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:29
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Filipineve raportoi sot 3.561 raste të reja të koronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 119.460, që do të thotë se vendi e tejkaloi Indonezinë në numrin e rasteve dhe u bë vendi me numrin më të madh të rasteve në Azinë Lindore.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se 28 persona të tjerë vdiqën, kështu që u regjistruan gjithsej 2.150 viktima, raporton Reuters.

Masat e rrepta të karantinës, të futura brenda dhe rreth kryeqytetit Manila, e sollën ekonominë në gjunjë në gjysmën e parë të vitit.

Qeveria filipinase e ka vendosur Manilën nën masa të rrepta karantine deri në mes të gushtit, në mënyrë që të shtypë rritjen e numrit të personave të infektuar nga virusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat