Qëndroi në burg për 27 vjet pa faj

Azia

Qëndroi në burg për 27 vjet pa faj

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një shtetas kinez, pas 27 vjet qëndrimi në burg për vrasjen e dy fëmijëve, u lirua për mungesë provash.

Gjykata Supreme e Kinës vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër 53-vjeçarit Jang Yuhuan, i arrestuar në tetor të vitit 1993.

Ai e pranoi vrasjen pasi policia e rrahu keq. Në një marrje në pyetje pasuese, Yuhuan paraqiti një apel, duke pretenduar se pranoi krimin nën kërcënim nga policia dhe se nuk kishte avokat gjatë gjykimit.

Në mars të vitit të kaluar, gjykata rihapi çështjen me qëllim të rishikimit të provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat