Mbi 300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban

Azia

Mbi 300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:12
Liban

300 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shpërthimit që trondit dje Bejrutin. Kjo u bë e ditur nga guvernatori i Bejrutit, Marwan Aboud, i cili shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit. Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.

Kryeministri libanez Hassan Diab foli dje për një sasi të konsiderueshme nitrati të amonit që ndodhej nën sekuestro prej vitesh në disa magazina afër portit, rreth 2750 tonelata, por disa ekspertë amerikanë me eksperiencë në shpërthime të këtij tipi nuk duken të bindur se kjo lëndë është shkaku kryesor i tragjedisë. “Ai tymi ngjyrë rozë në të kuq nuk përkon me nitratin e amonit”, thotë për CNN Tony May, ekspert i lëndëve plasëse, që shton se prania e atij elementi duhet të shoqërohej me një ngjyrë të verdhë.

Robert Baer, ish-agjent i CIA me eksperiencë të gjatë në Liban, dakordëson me të. Ai thotë që në fillim të videos shihet një substancë që mund edhe të jetë nitrat amoni që po digjet, por më pas shpërthimi kishte natyrë tjetër. “Shihni topin e zjarrtë të gjeneruar, ngjyrë portokalli, është padyshim diçka e lidhur me eksploziv ushtarak”, thotë Baer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat