Eksperti britanik: Shpërthimi në Bejrut i treti për nga fuqia, pas Hiroshimës dhe Nagasakit

Azia

Eksperti britanik: Shpërthimi në Bejrut i treti për nga fuqia, pas Hiroshimës dhe Nagasakit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:20
Shpërthimi në Bejrut

Shpërthimi në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, vlerësohet si i treti më i fuqishmi në histori të njerëzimit, menjëherë pas shpërthimeve të bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, thotë Christopher Busby, eksperti britanik për efekte të rrezatimit dhe njëherit Sekretar i Komitetit evropian për rrezikun ndaj rrezatimit.

Edhe guvernatori i Bejrutit Marvan Abud e ka krahasuar shpërthimin në portin e Bejrutit ku si pasojë u shfaq edhe një re në formë kërpudhe, sikurse shpërthimet e bombave bërthamore mbi qytetet japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore – në vitin 1945.

Eksperti britanik ka edhe një argument shkencor për një krahasim të tillë. Në portin e Bejrutit kanë shpërthyer 2.750 tonelata kimikale që kanë fuqi të njëjtë shpërthyese sikurse TNT.

Kjo do të thotë se shpërthimi i 2.750 tonelatave të kimikaleve kanë fuqinë shpërthyese të 2.7 kilotonëve TNT. Sipas përllogaritjeve të tij, shpërthimi në Bejrut është i tre për nga fuqia në histori, menjëherë pas shpërthimit të bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.

“Bomba në Hiroshima ka pasur fuqi nga 10 deri në 12 kilotonë TNT. Sipas kësaj, shpërthimi në Liban renditet i treti për nga fuqia shpërthyese pas Hiroshimës dhe Nagasakit”, ka shtuar Busby.

Ai thekson se “kërpudha” që u shfaq pas shpërthimit në Bejrut, ishte e ngjashme me ato re që formohen pas shpërthimit të bombave bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat