Princi i Arabisë Saudite akuzohet se dërgoi ekip në Kanada për të vrarë ish-zyrtarin e intelegjencës saudite

Azia

Princi i Arabisë Saudite akuzohet se dërgoi ekip në Kanada për të vrarë ish-zyrtarin e intelegjencës saudite

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:56
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një ekipi në Kanada për të vrarë një ish-zyrtar të inteligjencës saudite.

Plani i dështuar për të vrarë Saad al-Jabri ishte menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në pretendimet e SHBA-së.

Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, iku në ekzil tre vjet më parë.

Që nga ai vit ai ka qenë nën mbrojtjen e sigurisë private në Toronto.

Komploti i dyshuar dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë dyshuan për ekipin dërguar për ta vrarë ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në vend në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, thonë dokumentet e gjykatës, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat