Gjendet i gjallë pas 30 orësh: Punëtori i portit u hodh në det gjatë shpërthimit kimik në Bejrut

Azia

Gjendet i gjallë pas 30 orësh: Punëtori i portit u hodh në det gjatë shpërthimit kimik në Bejrut

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 07:42
Amin al-Zahed

Një burrë i ri në moshë është gjendur i gjallë pas 30 orësh, pasi u hodh në det në momentin kur ndodhi shpërthimi kimik shkatërrues ditën e djeshme, në qendër të Bejrutit.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe Instagram kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mediterannean, 30 orë pas shpërthimit që tronditi qytetin dje, raporton Dailymail.

Një imazh i postuar në mediat sociale, tregon një anëtar të një ekipi shpëtimi në kuvertën e një anijeje, që mban një burrë të mbuluar me gjak, i cili thuhet se është al-Zahed.

Sipas një raporti nga Al-Arabiya, punonjësi i portit u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Beirut, pas shpëtimit të tij.

Megjithatë, familja e al-Zahed foli sot në TV liban, duke thënë se ata kishin kontrolluar spitalin, por nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë.

Gjendja e Al-Zahedit aktualisht nuk dihet, si nuk dihet edhe se si ai arriti të mbijetojë nga veprimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat