Shkon në 200 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut, shumë të tjerë gjenden ende nën rrënoja

Azia

Shkon në 200 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut, shumë të tjerë gjenden ende nën rrënoja

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:38
Shpërthimi në Bejrut

Numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut u rrit në 200, pohoi guvernatori i qytetit, Marwan Abboud.

Sipas medieve të huaja, ai potencoi se përveç personave të lënduar nga shpërthimi i së martës edhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur, disa prej tyre janë punonjës nga vendet e huaja.

Të dielën qytetarët e Libanit protestuan për të dytën ditë me radhë në kryeqytet, për shkak të situatës aktuale në vend.

Ata kërkuan llogari nga udhëheqësit e tyre, duke i kritikuar ata, për mënyrën se si e trajtuan shpërthimin në Bejrut.

Kështu, bëhet e ditur se tre ministra të kabinetit qeveritar thuhet se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat