India regjistron 871 vdekje dhe mbi 53 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

India regjistron 871 vdekje dhe mbi 53 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Në Indi janë konfirmuar 53.601 raste të reja me coronavirus gjersa numri i përgjithshëm i të infektuarve është pothuajse 2.3 milionë, sipas të dhënave nga Ministria Indiane e Shëndetësisë.

Ndërkohë, raportohet se 871 persona të tjerë vdiqën ndërsa nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 45.257, raporton AP.

Që nga mesi i qershorit, India ka regjistruar mesatarisht rreth 50 mijë raste të reja me coronavirus dhe është vendi i tretë me më së shumti të infektuar në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

India renditet e pesta në botë sa i përket numrit të vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Meksikës dhe Britanisë së Madhe.

Ndryshe, 20 milionë persona janë infektuar në rrafshin global gjersa kanë ndërruar jetë mbi 735 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat