Rekord infeksionesh në 24 orë/ India raporton rreth 70 mijë raste të reja dhe 942 viktima

Azia

Rekord infeksionesh në 24 orë/ India raporton rreth 70 mijë raste të reja dhe 942 viktima

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:45
Indi

Në 24 orët e kaluara, India regjistroi 66,999 raste të reja me koronavirus, njoftoi të enjten ministria e shëndetësisë e vendit – numri më i lartë ditor i infeksioneve deri tani.

Që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19, vendi ka raportuar 2.396.637 infeksione sipas ministrisë, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, raporton CNN.

Më shumë se 653 mijë raste mbeten aktive. Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në Indi është mbi 1.6 milion, sipas qeverisë.

Në Indi, jo të gjithë pacientët kërkojnë një test të dytë për të konfirmuar se është shëruar. Pacientët me simptoma të buta konsiderohen jo më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushtet e caktuara, dhe nuk kërkohet një test për të konfirmuar se ata nuk e kanë më virusin.

Ministria e shëndetësisë njoftoi gjithashtu 942 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e vdekjeve të Indisë në 47.033.

Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, më shumë se 26.8 milionë persona janë testuar për COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat