Trupat ruse dhe ato turke shënjestrohen në Idlib

Azia

Trupat ruse dhe ato turke shënjestrohen në Idlib

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 14:38
Foto nga arkivi. Idlib, Siri.

Një automjet ushtarak turk është dëmtuar si pasojë e një shpërthimi gjatë patrullimeve të përbashkëta me trupat rusë në rajonin Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Megjithatë nuk është raportuar për viktima.

Agjencia e lajmeve RIA ka cituar Ministrisë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se asnjë ushtar rus nuk është plagosur në incident, i cili ka ndodhur përgjatë një patrullimi në zonën strategjike që lidh lindjen dhe perëndimin e Sirisë.

Zyrtarë turq të sigurisë kanë thënë se ka ndodhur një sulm që ka shkaktuar dëme materiale por jo edhe vdekje.

Ky incident ka ardhur teksa Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka diskutuar për konfliktin në Siri dhe Libi me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike më 17 gusht.

Rusia dhe Turqia kanë arritur armëpushim për Idlibin më 5 mars të këtij viti, pas disa muajve të ofensivës së forcave siriane të mbështetura nga Rusia, e cila ka zhvendosur 1 milion persona dhe ka kërcënuar nisjen e një vargu refugjatësh në Turqi.

Në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, trupat turke dhe ato ruse kryejnë patrullime të përbashkëta në këtë zonë.

Më 13 gusht, Rusia pati thënë se patrullimet e përbashkëta në Idlib do të pezullohen për shkak të rritjes së sulmeve të militantëve atje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se sulmet e “radikalëve” dhe “terroristëve” kanë nxitur vendimin për ndalim të aktiviteteve të patrullimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat