Vjen lajmi fantastik nga Kina, vendi ku shpërtheu pandemia që po tmerron botën

Azia

Vjen lajmi fantastik nga Kina, vendi ku shpërtheu pandemia që po tmerron botën

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 18:08
Kinë

Në një kohë që bota është në luftë të egër me Covid-19, tashmë në Kinë janë bërë të paktën 4 muaj që asnjë pacient i shtruar në spital me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë.

Guo Yanhong, një inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit vlerësoi strategjinë kineze kundër përhapjes së virusit.

“Dëshmia më e fortë është se përvoja, metodat dhe strategjitë e Kinës në trajtimin e pacientëve kritikë janë të vlefshme”.

Deri më tani në të gjithë territorin e Kinës janë shënuar 4,634 ndërsa numërohen të total 84.895 të sëmurë me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat