Kina zyrtarisht autorizon përdorimin e vaksinës që është ende në fazën e testimeve klinike

Azia

Kina zyrtarisht autorizon përdorimin e vaksinës që është ende në fazën e testimeve klinike

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Kina ka autorizuar përdorimin në rastet urgjente të vaksinës anti-COVID-19, e cila aktualisht është në fazën e testimeve klinike.

Autorizimi është dhënë më 22 korrik, por lajmin, një muaj pas këtij vendimi, e ka bërë publik zyra e Komisionit të Shëndetit Publik, përcjell CGTN të dielën.

Autorizimi për raste emergjente lejon që kandidatët e përzgjedhur të testojnë vaksinën ende të paaprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, te pacientët, kryesisht të rinjtë që rrezikojnë të infektohen.

Zyrtarët e shëndetit publik në Kinë thonë se përmes këtij vendimi synohet që vendi të përgatitet për një valë të re të mundshme të koronavirusit në vjeshtë apo dimër.

Kina ka hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike për vaksinën e saj me testet që po kryhen në më shumë se 20 mijë pacientë të prekur nga COVID-19, që sipas autoriteteve shëndetësore ka treguar shenja të larta sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat