‘Është në koma?!’/ Kim Jong-un befason sërish, shfaqet me cigare dhe kostum të bardhë

Azia

‘Është në koma?!’/ Kim Jong-un befason sërish, shfaqet me cigare dhe kostum të bardhë

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:20
Kim Jong-un

Këto ditë mediat ndërkombëtare kanë spekuluar duke thënë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndodhet në gjendje kome.

Mirëpo, diktatori është shfaqur ditën e sotme në publik, me një kostum të bardhe dhe duket se është në gjendje shumë të mirë. Televizioni shtetëror i vendit të mbyllur, ka transmetuar pamjet ku shihet diktatori gjatë një takimi me anëtarët e Byrosë Politike, ku dhe u diskutua mbi emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.

Kujtojmë që ditët e fundit mediat më me zë botërore kanë shkruar se gjendja shëndetësore e diktatorit është tepër e rënduar dhe drejtimin e vendit pritet ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong.

Por siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, kur është përfolur për shëndetin e Kim, edhe tanimë 36-vjeçari është shfaqur sërish, por nuk dihet ende se është ai në të vërtetë, apo imazhet janë të manipulueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat