17 delfinët e vdekur në brigjet e Mauritius ngjallin zemërim dhe pikëpyetje

Azia

17 delfinët e vdekur në brigjet e Mauritius ngjallin zemërim dhe pikëpyetje

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 20:43
Foto

Të paktën 17 delfinë të vdekur janë raportuar në brigjet e Mauritius, duke ngritur debatin nëse shkaktare është katastrofa e rrjedhjes së naftës nga çisterna e fundosur.

Aktivistët mjedisorë thanë se vdekjet ishin shkaktuar ose prej naftës së dalë nga çisterna japoneze, ose nga vendimi i autoriteteve vendase për ta fundosur atë.
Ministri vendas i peshkimit tha se “në pamje të parë” ngjarja nuk kishte lidhje me incidentin e rrjedhjes.

Ai shtoi se të paktën dy delfinë kishin shenja kafshimi nga peshkaqenët.

Kufomat e delfinëve tashmë po i nënshtrohen analizave.

Është diçka e rrallë që numër kaq i madh delfinësh të gjendet të vdekur në të njëjtën kohë. Në maj 2019 diçka e tillë ndodhi me dy prej tyre.

Pas aksidentit të rrjedhjes në vend janë gjetur shumë peshq dhe gaforre të ngordhura, por pamja e delfinëve shkaktoi zemërim mes rezidentëve.

“Pamja që gjetëm sot në mëngjes ishte një makth. Vetëm këtu kam parë tetë apo dhjetë delfinë. A do të ketë të tjerë në lagunë?” tha rezidenti Nitin Jeeha.

Çisterna japoneze Wakashio u bllokua në tokën e bregut koralor më 25 korrik në vendin e quajtur Pointe d’Esny, i njohur për botën e rrallë të egër detare.
Oqeanografi vendas Vassen Kauppaymuthoo tha se delfinët binin era karburant.

Grupi mjedisor ‘Greenpeace Africa’ paralajmëroi se mijëra kafshë detare rrezikohen të vdesin nga ndotja dhe se kjo do të ketë pasoja për ekonominë e Mauritius, ku më parë turistët notonin në ujë me delfinët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat