Japonia mbetet “pa numra të kartave kreditore”

Azia

Japonia mbetet “pa numra të kartave kreditore”

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 13:28
Foto Ilustrim

Japonia ka mbaruar numrat e kartave kreditore 16-shifror, për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të inkurajuar pagesa elektronike dhe një rritje të blerjeve në internet gjatë pandemisë COVID-19, raportojnë mediat lokale.

Japonia kishte rreth 283 milionë karta krediti në mars 2019, por ai numër është duke u rritur qëkur qeveria futi një sistem pikësh për transaksione tetorin e kaluar.

Ndërkohë, pagesa me karta u bënë më të njohura gjatë mbylljes së pandemisë.

Gjashtë numrat e parë të numrit të kartelave i referohen vendit, markës dhe informacioneve të tjera, dhe lëshuesi vendos për 10 të fundit.

Sipas revistës ‘Mainichi Shimbun’, problemi mund të zgjidhet duke shtuar një shifër, por kjo do të kushtonte dhjetëra miliardë jen dhe do të shkaktonte shqetësime.

“Ndërsa ne duam të shmangim rritjen e numrit të shifrave sa më shumë që të jetë e mundur, unë mendoj se zgjedhja jonë e vetme është që të bartim vetë barrën e kostove”, thotë kompania e kartave kreditore në dokumentin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat