Japonia gjen zgjidhjen për zhdukjen e Coronavirusit

Azia

Japonia gjen zgjidhjen për zhdukjen e Coronavirusit

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 00:42
Japoni

Studiuesit japonezë thanë dje se përqendrimet e ulëta të ozonit mund të neutralizojnë grimcat e koronavirusit, duke siguruar një mënyrë që spitalet të dezinfektojnë dhomat e ekzaminimit dhe zonat e pritjes.

Shkencëtarët në Universitetin e Shëndetit Fujita thanë në një konferencë për shtyp, se ata kishin provuar se gazi i ozonit në përqendrime të vogla, në nivele të konsideruara të padëmshme për njerëzit, mund të vrasin virusin.

Eksperimenti u bë me një gjenerator ozoni në një dhomë të mbyllur me një mostër të koronavirusit. Fuqia e virusit u zvogëlua për më shumë se 90% kur iu nënshtrua ozonit të nivelit të ulët për 10 orë.

"Transmetimi i koronavirusit mund të zvogëlohet me trajtim të vazhdueshëm, me përqendrim të ulët të ozonit, madje edhe në mjedise ku njerëzit janë të pranishëm, duke përdorur këtë lloj sistemi," tha studiuesi kryesor Takayuki Murata.

"Ne kemi parë se është veçanërisht efektive në kushte me lagështi të lartë,” shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat