Kinë, qyteti i Wuhan do të hapë të gjitha shkollat ditën e martë

Azia

Kinë, qyteti i Wuhan do të hapë të gjitha shkollat ditën e martë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 10:31
Ilustrim

Qyteti kinez më i goditur nga koronavirusi ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet këtë të martë, thonë autoritet lokale.

Rreth 2.842 institucione arsimore në të gjithë qytetin kanë vendosur të hapin dyert për thuajse 1.4 milionë studentë, njofton qeveria lokale.

Urdhra specifike janë dhënë pas këtij vendimi, ku të gjitha shkollat duhet të kryejnë stërvitje dhe seanca trajnuese për të ndihmuar në përgatitjen e shpërthimeve të reja. Gjithashtu, duhet të kufizojnë tubimet e panevojshme masive si dhe të paraqesin raportet ditore tek autoritet shëndetësore.

Studentë dhe mësues të huaj që nuk kanë marrë një njoftim nga shkolla e tyre nuk do të lejohen të kthehen.

Në qytetin qendror kinez, aty ku besohet të ketë origjinën edhe virusi Covid-19, numri i vdekjeve ka arritur në 3.869 persona dhe përbën më shumë se 80% të shifrës totale të viktimave në Kinë.

Wuhan i është rikthyer normalitetit që nga muaji prill dhe nuk ka raportuar ndonjë rast të ri me koronavirus që prej datës 18 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat